Aktivistë, anëtarë e përkrahës nga Lagjja Arbëri dhe Iliri, u bashkuan sot për të treguar edhe një herë se rruga e ndryshimit vetëm se ka filluar e do të kurorëzohet më 6 tetor atëherë kur ndryshimi merr formë.
Tubimet po vazhdojnë në çdo lagje e çdo fshat të qytetit, për Alternativën qeverisëse, për frymën e re që i duhet patjetër vendit, për Albinin kryeministër, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.