Nën valën e etheve zgjedhore!

Nën valën e etheve zgjedhore!

Nuk është hera e parë që fushatat zgjedhore në Kosovë, fillojnë para kohe. Madje ende pa u shpallur zgjedhjet. Sepse, kush ka kohë me e pritë afatin zyrtar të fushatës që gjithnjë është afat i vonuar. Sidomos kur zgjedhjet janë të parakohshme apo te jashtëzakonshme, si kësaj here që, prapë nuk janë të parat. Edhe zgjedhjet e vitit 2017-të, ishin të tilla.

Shkruan: Xhezide SELIMI

Po më bie ndërmend se nuk thuhet kot se, partitë përditë janë në zgjedhje, si ato që janë në pozitë, ashtu edhe ato në opozitë. Madje këto të dytat, edhe më aktive, meqë synojnë dhe ëndërrojnë ta marrin pushtetin. E, pozita që akomodohet mirë në pushtet dhe, kur do zoti i ka edhe numrat, nuk djersitet dhe aq. Kryen punë rutine dhe tallet me opozitën po, edhe votuesin. Se, është e sigurt në numra, (e që kësaj here u benë shumë problem këta numra). Nuk brengoset për fyerje dhe yshtje të opozitës. Ama, në kohën e zgjedhjeve, ndryshon puna. Të tanë janë aktiv, të gjallë, të buzëqeshur, me elan çfarë nuk i kemi parë më parë. Madje, edhe optimistë bëhen dhe ata që, autobusi i tretë ju mbetet i zbrazur.

Në zgjedhjet e sivjetme të 06 tetorit, që po dihet tashmë, janë zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës, risia e parë, është se LDK-ja në këto zgjedhje garon e vetme dhe e kryesuar nga një grua për kryeministre, dhe Lëvizja Vetëvendosje për mua e pritshme se do garonte e vetme (edhe pse kishte negociata për koalicion parazgjedhor me LDK dhe ofrimit të një oferte mjaft të sinqertë dhe fer), në zgjedhje sepse nuk dyshuan ne votat e përkrahësve të tyre.

Risia e dytë, koalicioni AAK-PSD, qe sipas meje PSD nga frika se nuk do ta kaloj pragun zgjedhor vendosi që këtyre zgjedhjeve të bashkohej me ata qe deri dje i ofenduan e i akuzuan me akuza e akuza deri te më të ulëta , e në anën tjetër PDK-ja qe siç shihet se asnjëra nga partitë se do si partnere. Kemi edhe koalicionin tjetër Nisma-AKR, që do ketë rol të madhe pas zgjedhjeve për mendimin tim në plotësimin e numrave të nevojshëm për krijimin e qeverise se re .

Risia e tretë, po shihet prej balloni, është mosrespektimi i ligjit nga partitë kryesore ose prijëse të koalicioneve, me krejt këtë fushatë që po e bëjnë ende pa nisur zyrtarisht fushata.

Për premtime, po shihet, nuk do ta quaja dhe aq risi. Po, të habit mënyra se sa me seriozitet jepen premtime të rreme. Duket, madje edhe po shihet që partitë tona, fare mirë janë ushtruar për rrena të radhës. E, nuk skuqen fare. Ajo që po më intrigon krejt në këtë hallakamë, është identifikimi i momentit të saktë se, kur filloi fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Me këtë rradaken time, sille kah ta sillesh, zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e ri të Kosovës u paralajmëruan pikërisht në ditën kur dha dorëheqje kryeministri I deritanishëm Ramush Haradinaj.

Momenti i ardhjes së tij në Kosovë,pas dëshmisë së tij në Hage (I ftuar si dëshmitar) tamam e zyrtarizoi fushatën zgjedhore që tashmë po ndodh.

KQZ-ja,si gjithherë: tërësisht është jashtë loje

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE