Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të veteranëve të UÇK-së, të cilët shprehën ankesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mos përfaqësimin me dinjitet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe ndikimin e tyre te Komisioni invalidor për përfitimin e shkallës së invaliditetit, fryerjen e listave të veteranëve dhe mostrajtimin adekuat nga Komisioni mjekësor.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj dëgjoi kërkesat dhe ankesat e veteranëve të pakënaqur, duke thënë se Qeveria e Kosovës do shqyrtojë me kujdes shqetësimet e shprehura nga veteranët e luftës së fundit të UÇK-së.
Nga ana e tyre, veteranët e UÇK-së, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritje dhe përballjen me ankesat e tyre, duke shprehur besimin se qeveria në një afat sa më optimal do t’i trajtojë dhe zgjidh kërkesat e tyre.