Policia e Kosovës ka bërë me dije për një rast të vetaksidentit në trafik që është regjistruar në Kamenicë.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor i cili derisa kishte qenë duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesi kishte humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e këtij aksidenti ai ka pësuar lëndime trupore.