2018-ta ishte viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjes së temperaturave në Zvicër në veri të Alpeve në 1864. Deri në nëntor, temperaturat ishin shumë të larta gjatë gjithë muajve.
Një shërbim amerikan i motit, ka publikuar parashikimin e tij për motin për muajt e ardhshëm. Parashikimi premton edhe më shumë nxehtësi për Evropën se sa vitin e kaluar.
Sipas parashikimeve të shërbimit të motit në SHBA “AccuWeather”, ky vit do të jetë edhe më i thatë dhe madje edhe më i nxehtë në shumë pjesë të Evropës.
Sipas një hartë meteorologjike të publikuar në faqen e internetit, Zvicra qëndron në mes të një zone me rrezik të lartë për zjarret në pyje dhe periudhave të gjata të nxehtësisë.
Evropa pret periudha të gjata moti të thatë. Thatësira e madhe do të thotë dështim i madh në kultura bujqësore, sepse shiu do të jetë i pakët, shkruan meteorologu i AccuWeather, Eric Leister.I këndshëm në veri