Inteligjentë jo vetëm lindim, por edhe mund të bëhemi, duke praktikuar disa aktivitete të caktuar.
Duket si gjë e mirëqenë, por konfirmimi vjen nga disa kërkime shkencore: që nga muzika tek letërsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, ja disa prej mënyrave të kalimit të kohës, që kanë meritën e zhvillimit të mëtejshëm të trurit tonë.
LEXIMI
Nuk ka rëndësi se çfarë po lexoni, e rëndësishme është të mos e humbni këtë zakon të shëndetshëm. Leximi i librave dhe gazetave është një prej armëve më të mira për të mbajtur aktiv trurin, si dhe për të forcuar aftësitë e intelektit. Në fakt kur lexoni, përveçse reduktoni shumë stresin e përditshëm, ju zhvilloni dhe imagjinatën dhe mësoni të kuptoni në mënyrë komplekse dhe të strukturuar
INSTRUMENTAT MUZIKORE
Studime të ndryshëm kanë konfirmuar se t’i biesh një instrumenti muzikor, stimulon trurin dhe i lejon atij të prodhojë lidhje të reja mes neuroneve. Praktikimi i këtij aktiviteti forcon forcon veçanërisht zonën e ngurtë, ose më saktë pjesën e fibrave që lidhin dy hemisferat. Kur i bie një instrumenti, ushtrohen kujtesa, krijueshmëria, aftësitë motorike dhe analitike: pra muzika është një kurë e vërtetë për inteligjencën tonë.
USHTRIMI I MENDJES
Kur formon një gjëzë apo kur vret mendjen për të zgjidhur atë Sudokun shumë të vështirë, nuk je duke humbur kohë të vyer, përkundrazi. Ushtrimi i trurit me këto lloje lojërash është i barabartë me pjesëmarrjen në seanca intensive gjimnastike. Efekti kryesor pozitiv i kësaj gjimnastike të trurit është zhvillimi i neuroplasticitetit, aftësia e sistemit nervor për të modifikuar intensitetin e sinapseve, prodhuar të reja dhe eleminuar të tjera.
MESIMI I NJE GJUHE TE RE
Të folurit e dy apo më shumë gjuhëve, i lejon trurit që të qëndrojë elastik, duke zhvilluar aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe arsyetimit krijues. Por mbi të gjitha, mësimi i një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, vonon procesin e rënies së neuroneve: me fjalë të tjera, truri qëndron “i ri” për një kohë më të gjatë dhe mëson ta shohë botën nga pikëvështrime të pazakonte.
USHTRIMET FIZIKE
Dihet tashmë: të merresh me sport, ke efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetëm nëse ushtrimet fizike bëhen në mënyrë konstante dhe jo sporadike. Në fakt është vërtetuar se përsëritja e seancave të lëvizjes rrit sasinë e neurotrofinës BDNF të pranishme në tru, më saktësisht në hipokampus.