Biblioteka e Gjilanit, libri dhe leximi

Biblioteka e Gjilanit, libri dhe leximi

Se leximi i librit në Kosovë, në regjion, e edhe më gjërë është ka rënie, është një fakt i pamohueshëm. Dhe faktorët janë të shumtë: sivjet, përveç që ishte edhe situata shumë e rënduar me Pandeminë globale që akkoma po vazhdon, ikja, mos intresi i lexuesit apo rënia e leximit, cilido qoftë shkaku për ne në bibliotekë është një shqetësim i madh.

Nga: Qazim A. Azizi, mr sc -Biblioteka e Qytetit Gjilan.

Kjo edhe për faktin se sipas statistikave të mirënjohura, ikja e njëhershme e dashamirësve të leximit shkakton edhe ikjen e përhershme të një pjese të mirë të tyre. Andaj, bibliotekat do të duhet të fillimisht të reflektojnë për faktin e “rëndë” të lexuesëve dhe leximit, dhe menjëherë pas, edhe pse me vështirësi t’i rreken përditshmërisë së kthimit të ngadalshëm të tyre.

A mund të “rinovohet” shpejt kjo dhe sa mund të jetë koha për kthimin e tyre ?

– E gjatë…!

Dhe e mundimshme, duke pasur parasysh edhe ndikimin e formave tjera “atraktive” për t’ia marrë kohën dhe mënyrën e sjelljes një lexuesi a një anëtari të bibliotekës.

Sivjet, si duket kjo ka ndodhur gjithësesi në mbarë globin tonë…

Bibliotekat e mbyllura tanimë për më shumë se 8 muaj për të gjithë lexuesit, mungesa dhe vështirësitë e renovimit të fondeve librare, mos pasja mundësi e blerjes së librit dhe në fund dhe më shqetsuese edhe “refuzimi i paarsyeshëm” për të blerë libra për biblioteka.

Ky vit problematik mbarëbotëror, edhe sipas një statistike të marrë nga IFLA –organizatë ndërkombëtare e bibliotekarisë, ka shkaktuar një mbyllje totale të Bibliotekave më të mëdha botërore, bibliotekave publike, speciale si dhe atyre shkollore.

Edhe në Kosovë për një kohë të gjatë -Biblioteka Kombëtare e disa biblioteka publike akoma janë të mbyllura dhe kuptohet që ka rënë edhe performanca e tyre.

Sidoqoftë, meqë kjo problematikë është në domenin tonë dhe poashtu e paraqitjes së pamjes së interesit të përgjithshëm-publikut, bibliotekat në përgjithësi, e kanë detyrim të nxjerrin edhe mësime për të vitin në vijim. Ato, duhet të bëjnë edhe një analizë statistikore të këtij fenomeni, që edhe vet ky shkrimi do të mundohet t’i paraqes mangësitë dhe shkaqet e performancës së ulët në bibliotekën publike dhe ato tjera në regjion.

Pas përfundimit të vitit, në janar apo në shkurt, kur publikohen raporte të përgjithshme nga Bibliotekat tjera të Republikës ndoshta do të mund të nxirret një bilanc e statistika nga më të ndryshmet dhe do të jenë shumë interesante.

Sa i përket asaj se cila do të ishte ajo njësia e krahasimit që në zhargonin ekonomiko-bibliotekar quhet Benchmarkin sivjet bie si mjet krahasimi, nuk kemi me kë të krahasohemi, të gjitha bibliotekat simotra e edhe ato në tërë globin kanë pasur probleme të mëdha të menaxhimit të punëve, e edhe ne.

Mund të shtrohet pyetja si dhe pse nuk ka funksionuar më mirë huazimi i librit dixhital?

-Duke iu referuar IFLA-s, kjo ndërmarrje apo fenomen edhe përshkak të pritshmërive të mëdha, gati se ka dështuar totalisht, si pasojë e vështirësive teknologjike dhe mirëmbajtjeve të rrejteve që është dashur të jenë për të gjithë edhe si rrjedhojë e lodhjes së lexuesit.

Mund të shtohet edhe se përveç rasteve individuale sporadike të informacioneve në TV e mjete tjera informimi, lexues të pasionuar të qyteteve të mëdha si Paris, Londër, NewYork, Madrid, Vjenë, Berlin apo ndonjë qytet tjetër, ku shihen qytetar-lexues duke pritur të hapeshin librari për të blerë libra, kur jipej lajmi se do të kishte orare të gjata të mbylljes a karantinimi-tek ne kjo ka qenë një gjë e rrallë, vet fakti i ankesave të mëdha i librarive dhe librashitësve tregon për situatën.

Krahasuar me vitin e kaluar (2019) Biblioteka e Qytetit të Gjilanit ka pasur rënie drastike të numrit të lexuesëve edhe përkundër përpjekjeve të shumta që janë bërë që të qëndrohet afër lexuesit. Sivjet, të rexhistruar në bibliotekë janë 3009 anëtarë, dhe krahasur me vitin paraprak kemi humbur 1051 anëtarë. Lexuesit vjet kishin huazuar mbi 36 mijë libra, sivjet është afërsisht 10 mijë (9924 libra). Kur kësaj i shtohet fakti se edhe viti që po hyjmë -2021, dhe prap do të jemi me masa reduktimi, biliotekat ndoshta do të humbin lexuesit apo anëtarët e tyre potencial, ata më të devotshmit.

Pra sivjet, biblioteka jonë ka humbur mbi 500 lexues të përhershëm nxënës -fëmijë të moshës 7-15 vjet, 483 lexues studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të larta, kurse më të pakët janë 108, lexuesit siç quhen në zhargonin bibliotekar lexues të rritur, qytetarë-nëpunës, punëtorë, pensionistë të pasionuar të leximit dhe të bibliotekës.

Duke analizuar dhe shikuar më me hollësi statistikat tjera të karaktereve të lexuesëve përmes formularit të bibliotekës, ai na flet edhe për këto:

-Shënime, që për publikun ndoshta do të ishin mjaft interesante, siç u cek më lart nga kjo rënie e madhe e laxueshmërisë, sivjet psh., në përqindje është rritur apo është në të njëjtën shkallë vetëm numri i lexuesëve të rritur- nëpunës, punëtorë, amvise pensionistë dhe lexues të pasionuar afërsisht 50 me më shumë se 300 libra të huazuar, që nuk është aspak në normalen e shkallës së krahasimit për kokë banori të qytetit, por që është në normalen e librave të huazuar për anëtar.

Çka është lexuar këtë vit, cili zhanër i librit?

-Për dallim nga vitet tjera, gjithënjë sipas formularit të statistikave, sivjet shijet e lexuesëve ishin pak më të ndryshme dhe shumë interesante. Normalisht, romani dhe leximi i tij ishte më dominanti i të gjitha zhanreve, gjersa deri para një kohe ishte në “modë” ramani më i lehtë dhe autorë që sillnin romane të përditshmërisë që quhen serikë. Lexuesit fatmirësisht sot i janë kthyer leximit normal të letërsisë klasike romanit të mirëfilltë –historik, psikologjik, aventurier, didaktik etj,. dhe në përgjithësi karakteret e romanit modern.

Pasataj, gjatë kësaj kohe të pandemisë ka ndërruar pak edhe shija e lexuesëve psh., është lexuar në një përqindje të lartë, libri a literatura me karakter fetar–spiritual, librat psikologjiko-empirik, bibliografik, enciklopedisë, ata të karakterit eseistik dhe epistomologjik.

Po kjo analizë, ka nxjerrë dhe vërejtur një abandonim a refuzimit të leximit të librit me kahje politike, kjo si duket pasojë e politizimit të tepërt të shoqërisë, duke hequr dorë plotësisht nga librat e shkencave të natyrës si, fizikë kimi matematikë dhe poashtu nga literatura e arteve të bukura. Por, që në këtë rast shihet një rritje e përqindje më e lartë e interesit të lexuesëve që kanë huazuar më shumë librin historik, monografinë, biblio dhe biografinë, libra nga mjeshtëria ushtarake dhe të atyre me karakter spiunazhi etj.

E për interesin e lexuesit është mirë të potencohet se cila është struktura gjinore dhe nacionale e lexuesit?

-Nëse shikohen rezultatet të strukturës gjinore – lexuese më të mira dhe më të shumta në bibliotekë janë femrat, gati dyfish më të shumtë se meshkujt, dhe kjo tendencë ka nja 10 vjet që është shquar nga ana jonë.

Sa i përket strukturës nacionale, dominues është lexuesi shqiptar-kosovar më shumë se 99% e tyre, ka pak lexues të komunitetit turk, 4 janë anglezë, kurse sivjet nuk kemi asnjë lexues të komunitetit serb, rom a boshnjak.

Por, që përkundër të gjitha këtyre vështirësive, uljes së numrit të lexuesëve, rënies së leximit, Biblioteka e qytetit sivjet ka zhvilluar dhe avancuar në dy projekte madhore të saj, në radhë të parë ngritja dhe formimi i katalogut elektronik të saj ku ajo është e para në mesin e bibliotekave simotra në Kosovë.

Poashtu biblioteka, për shkak edhe të pasjes së kushteve shumë të mira, është përzgjedhur dhe shpërblyer në një projekt tjetër të posaqëm duke qenë përfituese e disa kompjuterëve-llaptop nga Mikro’bit për aktivizimin e fëmijëve të rinjëve në nxitje për lexim përmes lojës, projekt i quajtur KML “Qytetari Dixhital”. /2LONLINE.com/

KOMENTE