DYLON

Vetëvendosje: Dorëheqja e Hajrullahut e befasishme por jo e papritur, ai duhet ta kthejë mandatin!

Vetëvendosje: Dorëheqja e Hajrullahut e befasishme por jo e papritur, ai duhet ta kthejë mandatin!
Avatar photo Redaksia

“Lajmi i cili së fundmi ka qarkulluar nëpër media lidhur me dorëheqjen e a anëtarit të Kuvendit të komunës të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Xhelal Hajrullahu, ka qenë i befasishëm për kryesinë e Qendrës në Gjilan njëjtë sikurse edhe për qytetarët. “I befasishëm” në kuptimin që Qendra në Gjilan nuk ka qenë asnjëherë e njoftuar për asnjë nga pakënaqësitë e zotëri Hajrullahut, por jo “i papritur”, kur e kemi parasysh që zotëri Hajrullahu ka mbi 1 vit që nuk merr pjesë as në takime e as në mbledhje të strukturës së Lëvizjes”, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

LEXO EDHE: Xhelal Hajrullahu dorëhiqet nga Vetëvendosje

Më tej në këtë reagim thuhet: “Megjithatë, ne konsiderojmë që personat që dorëhiqen nga Lëvizja, e bëjnë këtë sepse e kanë të vështirë të angazhohen për të mirën kolektive dhe nuk po mund ta përballojnë as aktivitetin dhe as përgjegjësit (të cilat zotëria i konsideron privilegje), as konkurrencën e shëndoshë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa më tepër duan të përfitojnë individualisht për çështje të caktuara.

EkoHigjiena

“Hajrullahu këtë “ akt “ por edhe vërejtjet ka mund t’i bëjë edhe në Këshillin e Qendrës, i cili u mbajt 2 javë më parë, por këtë nuk e ka bërë. Por ka zgjedhur modelin e dorëheqjeve të njohura, por të harrura nga facebook-u. Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarët e pikave në Gjilan, konsiderojnë se dorëheqja e Hajrullahut ka ardhur pasi ky i fundit e ka parë, që nuk përkon me interesat parimore dhe konceptuale të Lëvizjes Vetëvendosje! Prandaj, ne kërkojmë nga ai që ta dorëzojë edhe mandatin e anëtarit të kuvendit komunal, të cilin e ka fituar me votat e Vetëvendosjes”, thuhet tutje në reagim, përcjell 2LONLINE.

“Nëse ai nuk e bënë këtë, atëherë e konfirmon faktin se dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i përfitimeve të tij personale, ngase vota i është dhënë si përfaqësim në vetëvendosje e jo as si i pavarur dhe sa si pjesëtar i ndonjë partie tjetër”, përfundon reagim i vVetëvendosjes, Qendra në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.