Jo vetëm në Kosovë, dritat fiken edhe në vende të ndryshme duke u kapluar nga terri total. Venezuela gjatë ditës së djeshme ka qenë në errësirë, pasi në tërë vendin u ndal rryma elektrike.
Dritat e trafikut dhe sistemi i metrosë u ndal në kryeqytetin, Caracas. Kjo ndërprerje vetëm sa e trazoi ende më shumë gjendjen e mjerueshme që po kalon ky shtet.
Qeveria e Maduros e quajti ndaljen e rrymës si një ‘sabotim’ të një dige të madhe hidroelektrike.
Për shkak të ndaljes së rrymës edhe një ndeshje në ‘Copa Libertadores’ u desh të shtyhej. Pas shtatë orësh pa rrymë, dritat u kthyen përsëri në disa ndërtesa.