DYLON

Japonezja personi më i moshuar në botë, sekreti i jetëgjatësisë së japonezëve

Japonezja personi më i moshuar në botë, sekreti i jetëgjatësisë së japonezëve
Avatar photo Elife Sherifi

Një grua japoneze, e cila i ka mbushur 116 vjet, është njohur zyrtarisht nga libri i rekordeve “Guinness” si personi më i moshuar në botë.

Ky epitet Kane Tanakas iu dha gjatë një ceremonie që u zhvillua të shtunën në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, qytet që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Tanaka është lindur më 2 janar të vitit 1903 dhe ishte fëmija i shtatë nga gjithsej tetë sa ishin në familjen e saj të ngushtë. Ajo ishte martuar me Hideo Tanakan në vitin 1922. Me të ka pasur katër fëmijë dhe e kanë adoptuar një fëmijë tjetër. Ajo ka thënë se zgjohet zakonisht çdo ditë në orën gjashtë dhe i pëlqen ta studiojë matematikën.

EkoHigjiena

Personi që ishte regjistruar si njeriu më i moshuar në botë para saj ishte një grua tjetër japoneze, e cila kishte vdekur në korrik të vitit të kaluar në moshën 117-vjeçare.

Japonia njihet si shtet që mbizotëron në botë për jetëgjatësinë e popullsisë dhe ka më së shumti persona në listën e personave më të moshuar.

Besohet se arsye për këtë është numri i vogël i njerëzve që vuajnë nga mbipesha dhe përdorimi i ushqimit të shëndetshëm, si mishi i peshkut, orizi, perimet dhe ushqimet tjera që kanë pak yndyrë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.