Sot në Gjilan është vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku jetoi dhe veproi atdhetari, Mulla Idriz Gjilani.
Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se sot po shenjëzohet me pllakë përkujtimore shtëpia ku jetoi dhe veproi luftëtari atdhetar dhe patrioti, Mulla Idriz Gjilani, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare.
“Tani e tutje, shtëpia e Mulla Idriz Gjilanit do të jetë shtëpi e bekuar e cila në vete bartë epitetin dhe jehonën e jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të madh i cili shquhet për fushën e edukimit fetar me frymë atdhetare e kombëtare”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/