Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren për Komunitete Aleksandra Jovanoviq, kanë parë nga afër sot ulëset smart të cilat janë vendosur në sheshin “Metush Krasniqi” në qytet.
Këto ulëse vijnë si bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe projektit nga UNMIK-u i cili po implementohet nga organizata “Advancing Together”.
Ky bashkëpunim tashmë edhe në formë të shkruar kap shifrën e 24,000 dollarësh.
Në kuadër të projektit përpos ulëseve smart, do të bëhet edhe ndërtimi i dy këndeve për lojëra tek shkolla e komunitetit serb në Kamenicë si dhe në fshatin Moqare.
Gjithashtu në këtë projekt e përfshirë është edhe hyrja e veçantë e rregulluar për personat me aftësi të kufizuara në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë si dhe pajisja me mjete teknologjike e organizatës jo-qeveritare nga komuniteti rom “Luludi”.
Ky projekt financohet nga Misioni i UNMIK-ut në Kosovë me koordinatore Nënkryetaren për Komunitete në Komunën e Kamenicës Aleksandra Jovanovic. /2LONLINE/