Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë (DAP), ka vendosur tabela orientuese në objektin komunal.
Drejtoresha e DAP-it, Brikenë Ramabaja tha se vendosja e këtyre tabelave do ta bëj më të lehtë orientimin e qytetarëve nëpër drejtori e njësi brenda tyre.
Sipas saj, për ta bërë më të lehtë qasjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, të gjitha tabelat janë edhe në gjuhën serbe e atë angleze.