DYLON

Në Viti po mbahet ushtrimi fushor “Partnerët 19”

Në Viti po mbahet ushtrimi fushor “Partnerët 19”
Avatar photo Redaksia

Ushtrimi fushor “Partnerët 19”, ka filluar sot të realizohet me testimin e kapaciteteve emergjente, në rast tërmeti.

Në këtë ushtrim, janë të përfshirë, pos Institucioneve komunale të Vitisë, edhe FSK-ja, AME, Policia, Njësia e Zjarrëfikjes dhe shpëtimit, Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare, Kryqi i Kuq etj.

Fillimisht, është mbajtur një takim i Këshillit Emergjent komunal, i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ku edhe janë paraqitur situatat e inskenuara të tërmetit dhe janë koordinuar veprimet konkrete për reagim.

EkoHigjiena

Tërmeti u inskenua në ambientet e shkollës së mesme profesionale në Viti, ku mekanizmat relevant kanë testuar kapacitetet e tyre në raste emergjente.

Përndryshe, ky ushtrim fushor do të vazhdoj edhe në 3 ditët e ardhshme, ku do të bëhen edhe inskenime të tjera të rasteve emergjente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.