/2L ONLINE/ – Fundi i këtij viti do të jetë i gëzueshëm për shumë qytetarë e në veqanti për ata të komunës së Kamenicës dhe të Medvegjës pasiqë do ta kenë një mundësi më shumë për lëvizjen e tyre dhe shumë qytetarëve t’iu shkurtohen rruga nga Kamenica dhe Medvegja, thotë nënkryetari i komunës së kamenicës Fatmir Matoshi.
“Punët e mira kërkojnë kohë, por nëse bëhen me zemër patjetër që vijnë dua ti falenderoj të gjithë që ndihmuan në këtë proces, tashmë komunën tonë nuk mund ta quajnë “zorrë qorre” sepse nuk do të jetë e atillë rrugët tona po hapen uroj të gjithë qytetarët e Kamenicës dhe në veqanti fshatrave të vijës kufitare sepse ata më së shumti do ta shfrytëzojnë” thotë Matoshi
.
Kjo pikë kufitare është mundësuar pas kërkesave të dy komunave Kamenicë -Medvegjë në bisedimet në Bruksel në mes dy shteteve Kosovë – Serbi. /2L ONLINE/