DYLON

Protestat e ndara të subjekteve politike, ndihmojnë pushtetarët!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Protesta e ndara të subjekteve politike, përveqse ndihmojnë pushtetarët, favorizojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Një thënje e urtë popullore e thotë; ” Kurbani nuk mbahet natën e Bajramit”, andaj edhe protesta e paralajmëruar e Levizjes Vetëvendosje me 1 Shtator, pikërisht në ditën kur pritet që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të votohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi,…përveqse e vonuar, mund të bëhet vetëm një shkas për trazira dhe dhunë, por jo edhe pengesë për votimin e Demarkacionit.

Demarkacioni mund të pengohet në brendi të kuvendit, jo me dhunë por me votën e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës. Çështja e shënjimit të kufirit me shtetet fqinjë, përvqese politike dhe shtetërore, është gjeografike, historike, kulturore dhe etnike, ngase përcakton vijën ndarëse dhe identitetin gjeografiko-nacional mes dy shteteve.

EkoHigjiena

Si e tillë, është çështje me rendësi kapitale për vendin dhe u përket të gjithë qytetarëve. Andaj, për pengimin e Demarkacionit sipas variantit qeveritar, duhet të shfrytëzohen të gjitha format e demokratike të protestimit dhe demonstrimit të pakënaqësive para datës 1 Shtator,…të unifikuar të gjithë si një trup i vetëm, në të kundërtën, çdo formë e protestimit parcial, të ndarë në grupacione dhe parti politike, jo vetëm që nuk do ta pengoj ratifikimin në kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi,…ndihmon pushtetarët dhe favorizon grupacionet politike dhe parapolitike, ushqen krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik në vendin tonë.

Sa më shumë ofrohet dita e votimit në kuvend (1 Shtatori), aq më tepër po shtohen kërcënimet e liderëve të partnerit të koalicionit qeverisës drejtuar deputetëve të partive të tyre,…këto forma të shantazhit politik të së kaluarës komuniste, janë një ogurë i zi për të ardhmen demokratike të vendit dhe një dëshmi më shumë se varianti qeveritar i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, s’është gjë tjetër veqse një pazar politik i liderëve tonë shtetëror, një kontrabandim i territorit të vendit për interesat e tyre personale dhe kënaqjen e orekseve grabitëçare të fqinjëve tanë.

Përndryshe 1 Shtatori është një test i radhës për deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe vendit të vet apo kanë shitur shpirtërat e tyre për interesa të djallit (liderëve partiak), për përmbushjen e egove personale për privilegje dhe pasurim në dëmë të vendit dhe në kurriz të qytetarëve.

Po i kthehem edhe një herë titullit të shkrimit, për protestat e ndara të subjekteve politike. Shqetësues për proceset e ardhshme demokratike në vend, mbetët edhe injorimi i protestës së 19 Gushtit të Ballit Kombëtar Demokrat nga ana e mediave publike, një pjesë e partive opozitare dhe shoqërisë civile.
Protestat e ndara të subjekteve politike për të njëjtën “kauz” janë sa të palogjikshme, po aq edhe të dëmshme dhe pavlerë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në pengimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe në veri,…luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të shumta negative në vendit tonë.

Vetëm unifikimi i faktorëve politik opozitar, shoqërisë civile dhe qytetarëve pa dallime partiake, fetare dhe ideologjike mund të shpëtoj vendin nga humbja e rreth nëntë mijë hektarëve tokë të bekuar të vendit dhe largimin e shpejtë të kësaj klase kusarësh politik.

Në të kundërtën, vendi përveqse rrezikon tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit politiko-juridik, rrezikon të mbetët gjatë nën udhëheqjen e oligarkisë aktuale në pushtet, nga e cila gjithnjë e më pak po na mbetët shtet! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.