Vendim për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik.
I. Policia e Kosovës, të ndërmarrë të gjitha masat në pajtim me ligjin në fuqi, për të siguruar që në të gjitha rastet e punimeve në rrugë janë duke u zbatuar masat e sigurisë të ndërlidhura me komunikacionin rrugor.
II. Policia e Kosovës të ndërmarrë masa alternative me qëllim të ruajtjes së sigurisë në trafikun publik, përfshirë edhe ndalimin e patentë-shoferit sipas ligjit në fuqi të atyre që rrezikojnë trafikun publik, për një afat të caktuar deri në zbatimin e procedurave të përcaktuara me ligjet në fuqi.
III. Policia e Kosovës të shtojë prezencën policore në komunikacionin rrugor, si dhe në mënyrë specifike të shtojë numrin e patrullave me automjete të pa shënjestruara (civile).
IV. Në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacionin rrugor të kryera nga shtetasit e huaj, të njoftohen autoritetet e shteteve përkatëse prej nga vijnë këta kundërvajtës.
V. Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe mbetet në fuqi deri me datë 01 Tetor 2018.