DYLON

Fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik

Fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës se aktiviteteve operacionale sipas planit të rrjetit evropian te policive rrugore ROADPOL, Policia e Trafikut se bashku me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kane realizuar një fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik, më konkretisht për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët rreth rëndësisë së përdorimin të rripit të sigurisë.

Me këtë rast, pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet e saja në tërë territorin e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.

Policia apelon të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin policor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.