DYLON

Lluka priti përfaqësuesit e ENTSO-E, flasin për implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji

Lluka priti përfaqësuesit e ENTSO-E, flasin për implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot përfaqësuesit e ENTSO-E (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë), Dr.Peter Hoffmann dhe Z. Laurent Rosseel.

Këta përfaqësues po qëndrojnë në një mision fakt-mbledhës lidhur me problemet që ka Kosova në faturimin dhe furnizimin energjisë elektrike në Veri te vendit, devijimet në sistem të muajve të fundit si dhe pengesat që po i bën Serbia për operimin e KOSTT-it zonë e pavarur rregullues, si çelës për eliminimin e problemeve me te cilat po ballafaqohet rrejti i transmisionit në Kosovë.

Ministri Lluka theksoi se Kosova është e interesuar në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji, por është pala serbe që me vite po iu bën obstruksion obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, duke i shkaktuar humbje financiare dhe probleme teknike në operim KOSTT-it.

EkoHigjiena

“Përkundër bllokadave të shumta nga Serbia ne jemi duke implementuar kërkesat që dalin nga pako e tretë të ligjeve për energji në lidhje me hapjen e tregut dhe integrimit drejt një tregu regjional te energjisë”, tha Lluka, duke shtuar se në këtë kontekst shpreson që edhe ENTSO-E të ndihmojë në këtë proces duke llogaritur që KOSTT ka dëshmuar teknikisht se i plotëson kriteret për të operuar si zonë e pavarur rregulluese dhe të qenit anëtar i ENTSO-E.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.