/në vend të reagimit/
Lexo edhe: Për tregun e kafshëve në Velekincë nuk janë pyetur banorët e saj!
Kryetari i Këshillit të Fshatit Velekincë, Skender Bajrami në takimin e organizuar së bashku me përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Gjilanit z. Avdyl Aliu dhe Riza Abdyli si dhe me drejtorët komunal Ramiz Ramadani dhe Bekim Bajrami, shqyrtuan së bashku projektin modern të tregut të kafshëve i cili është me standarde të larta evropiane dhe i vetmi në Kosovë.
Nga: Avdyl Aliu
Jo vetëm se përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Komunës por edhe anëtarët tjerë të Këshiliit të Fshatit dhe qytetarë tjerë të Velekincës kontribuon në këtë çështje.
Njëzëri u vlerësua se një projekt i tillë është me rëndësi jo vetëm për Velekincën por edhe për regjionin e Gjilanit në përgjithësi. Këshilli i Fshatit dhe qytetarët tjerë kërkuan garancë nga komuna që tregu i kafshëve të ketë përkujdesjen maksimale të nevojshme në të ardhmen si dhe i njëjti të ketë qasje të mjaftueshme rrugore dhe infrastrukturë të kënaqshme.
Po ashtu u debatuan edhe projekte tjera që janë në interes të fshatit dhe komunës në përgjithësi.