Gjilani promovon librin “La secret de Blerim et autres fictions – Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” të autorit Jean – Yves Carlen

Gjilani promovon librin “La secret de Blerim et autres fictions – Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” të autorit Jean – Yves Carlen

Komuna e Gjilanit nën përkujdesjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka bërë sot promovimin e librit “La secret de Blerim et autres fictions – Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” të autorit francez, Jean – Yves Carlen, libër i cili i kushtohet Kosovës, e në veçanti Gjilanit dhe personaliteteve të shumta, e mes tjerash flet për punën dhe angazhimin e madh që ka bërë i ndjeri Ilir Mustafa, Qytetar Nderi i Gjilanit

“Jemi mbledhur të gjithë së bashku për të bërë promovimin që i kushtohet Ilir Mustafës. Ky takim me masovitet i një pjesëmarrje të gjerë institucionale dhe intelektuale është në nderim të autorit Jean – Yves Carlen që libri i kushtohet Gjilanit dhe më tepër ky sot është homazh për jetën dhe veprën e Ilirit i cili është edhe qytetarë nderi i Gjilanit. Iliri ka krijuar urat e fuqishme të bashkëpunimit formal mes Luterbahut dhe Gjilanit në vitin 1996, në kohët më të vështira kur Gjilani dhe Kosova ishin nën okupimin klasik dhe njëkohësisht pas luftës ky bashkëpunim është përcjellur me solidaritet me Gjilan e posaçërisht me Llashticën si vendbanimi më i shkatërruar dhe masakruar në këtë regjion”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se të gjitha këto janë për shkak të angazhimit të fuqishëm të Ilirit i cili këtë angazhim e ka bërë sepse i tillë ishte.

“Iliri ka qenë njeriu i madh që ka bërë gjithçka që të njihet Kosova. Ai ishte Iliri më i vjetër i Gjilanit. Do ta kujtojmë gjithmonë përmes veprave të tij, angazhimit të pandalur që bëri për pozitën e shqiptarëve në tavolinën ndërkombëtare dhe përmes këtij libri nuk do të harrohet asnjëherë. Faleminderit autorit për këtë vepër dhe lavdi e përjetshme për mikun tonë”, ka thënë mes tjerash, kryetari Haziri.

Ndërsa, Adnan Merovci, në fjalën e tij, ka thënë se sensibilizimi politik i Kosovës në Evropë ka nisur me nivelin intelektual të kohës dhe normalisht kjo ka ardhur edhe nga presidenti i ndjer Dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte student i Francës e më vonë sensibilizuesi më i madh i qështjes së shqiptarëve të Kosovës në botë.

Merovci ka thënë se i tillë ishte edhe Iliri që me punën dhe angazhimin e tij ka tërhequr vëmendjen dhe bëri çmos që të ketë një trajtim tjetër për shqiptarët dhe ka qenë shumë kontribues dhe kjo është bërë sensibile edhe nga ana e autorit Jean – Yves Carlen, i cili ka një vepër të madhe për Gjilanin dhe për shqiptarët.

Ndërsa në fjalën e tij autori, Jean – Yves Carlen, tha se libri i kushtohet Ilir Mustafës, por e falënderoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për angazhimin e bërë për promovimin e librit, i cili përmban tregime, rrëfime dhe proza artistike.

“Libri në vete përmban ngjarje të ndryshme për Kosovën, përmes tregimeve, rrëfimeve dhe prozave artistike dhe ndinjimin personal që kam unë si një i huaj. Nuk pandeh të them, gjithashtu, se jam një kosovar që shkruaj për Kosovën. Ndërsa lexuesi to të zbuloj afërsinë që ka një i huaj për Kosovën. Janë shkrime të përmbledhura prej vitesh dhe muaj më parë kam vendosur t’i botoj në një libër. Një pjesë e veçantë i kushtohet edhe Ilir Mustafës, i cili sot nuk është në mesin tonë”, ka thënë ai.

Njëkohësisht, me të pranishmit ka ndarë edhe momentet e takimit me shqiptarët e Kosovës, por edhe për takimet e para me Ilir Mustafën dhe përvojën e mrekullueshme që kishin vite me radhë në punën e tyre.

Me fjalën e tyre janë paraqitur edhe poet nga regjioni i Gjilanit të cilët veprën e autorit Jean – Yves Carlen, “La secret de Blerim et autres fictions – Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera”.

KOMENTE