Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan ka mbajtur kuvendin e nëndegës së fshatit Muqibabë ku u zgjodh Kryetari dhe kryesia e nëndegës.
Me vota unanime u zgjodh kryetar i nëndegës Vehid Ibrahimi, njëherësh Kryetar i këshillit të fshatit, i cili deklaroi publikisht se aderon së bashku me kryesinë e nëndegës së LDK-së dega në Gjilan në Partinë e Drejtësisë dega në Gjilan, dhe se do të përkushtohet maksimalisht në rritjen dhe shtrirjen e saj në tërë regjionin, njofton Dega e PD-së në Gjilan.
Ai dhe kryesia e nëndegës së zgjedhur u shprehën se ndihen të zhgënjyer me politikat e njëpasnjëshme të të gjitha partive politike, e sidomos të LDK-së që deri dje i takonte, ku vite me radhë nuk u vizitua dhe u la në harresë, dhe dora e pushtetit asnjëherë nuk shtri në këtë pjesë të brezit kufitar, që ishte shembull qëndrese dhe heroizmi, njofton PD-ja e Gjilanit.