Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR KULTURËN
Kulturën duhet ta drejtojnë njerëzit e kulturës. Politikës nuk i mbete asgjë më shumë se sa drejtuesve të institucioneve kulturore t’ua mundësojnë të shprehen dhe të punojnë të pandikuar nga tekat e politikës.
Unë do të angazhohem që drejtuesit e institucioneve të kulturës të zgjidhen përmes një procesi të drejtë të përzgjedhjes.
Përveç kësaj, drejtuesit e institucioneve të kulturës duhet të mbështeten nga komuna në rritjen e aftësive të tyre menaxhuese, përmes trajnimeve, seminareve, konferencave dhe vizitave studimore.
Komuna medoemos duhet që t’i mbështesë institucionet e kulturës në ngritjen e kapaciteteve të tyre të brendshme për menaxhim, administratë, planifikim, marketing dhe promocion përmes rrjeteve sociale dhe mediave online, dhe trajnime të tjera sipas nevojës.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Ndërmarrësi dhe Inovacion
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Luftimin e Korrupsionit
Lexo edhe: Salihu: Zotimi im për bashkëpunim me sektorin privat për shërbime më të mira
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Infrastrukturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
Sponsorizuar nga Vehbi Salihu