Në takimin e fundit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Dega në Gjilan mbajtur me 29.05.2017, Vehbi Salihu shefi shtabit zgjedhore tha se AKR në këto zgjedhje është mobilizuar si asnjë hërë më parë.
“Jemi në parapërgatitjet e fundit, me te gjitha grupet përgjegjëse për fushatën zgjedhore, shtabi i degës dhe nënshtabet nepër të gjitha nëndegët e AKR-së kanë marr të gjitha detyrat që ia kemi caktuar. Duke ju falenderuar Forumit të Gruas për aktivitet e njëpasnjëshme dhe Forumit Rinor për punën e pandërprerë, deri tani kemi bërë një punë të madhe për zgjedhjet e 11 qershorit 2017”, ka thenë Salihu.
Pas aktivitetit të madh që ishte dy ditë më parë gjatë prezantimit të kandidatëve nga radhët e kualicionit të AKR-LDK ku u pa një masovitet dhe disponim per AKR-në në, ne do të jemi të sigurt për një fitore bindëse në këto zgjedhje, ka thënë tutje Salihu.
Sipas AKR-së në Gjilan aktivitet politike do të jenë edhe më të ngjeshura në ditët në vijim, për të gjitha aktiviteteve që do të jenë do publiku do të njoftohet me kohë.