Gazeta turke Fanatik, ka raportuar që Muriqi ka nënshkruar me skuadrën aktuale Rizespor për dy vite tjera. Në këtë mënyrë Muriqi do të mbetet te kjo skuadër deri në qershor të vitit 2022.
Këtë edicion në Superligën turke, sulmuesi kosovar ka shënuar 11 gola në 26 ndeshje.
Sulmuesi i Kosoves, Vedat Muriqi po kalon formën më të mirë në karrierë, rrjedhimisht edhe vlera në treg po i rritet çdo muaj.
Interesimi nga skuadrat e mëdha në Turqi, për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit është mjaft i lartë.