Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit 2019, në ceremoninë ‘Laureatët 2019’, e mbajtur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Muriqi me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Kosovës pa dyshim se ka treguar që e meriton këtë çmim, mirëpo ai nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve të tij me klubin e Fenerbahces, pasi do të luaj në derbin e fundjavës kundër Besiktasit.
Vedati deri më tani vetëm me Fenerbahcen i ka shënuar 10 gola, kurse është në fokusin e klubeve më ta mira evropiane si Tottenham, Man Utd, Napoli dhe shumë tjera.
Këtë çmim në vitin 2017 e kishte fituar Valon Berisha, në vitin 2018 Arbër Zeneli kurse tani me plotë meritë edhe Vedat Muriqi.