(2L ONLINE) – Qeverisja e re e Kosovës është vënë në thumb të kritikave, këto ditë, edhe për shkak të mospërfshirjes të më shumë femrave në të, gjë që u pa kur u bënë të ditur përfundimisht ministrat e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.
Por, në këtë drejtim, as komuna e Gjilanit nuk qëndron më mirë dhe kjo u pa edhe gjatë një tubimi publik kur u mundësua që objektivi i aparatit ta kapë përbërjen më të gjerë të qeverisjes lokale, gjatë tubimit me qytetarë gjilanas. që kishte kryetari i komunës Lutfi Haziri, me ekipin e tij.
Ajo që e prishi këtë imazh burrash të qeverisjes Haziri, ishte vetëm kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku- Rexhepi, e cila ishte e vetmja femër në atë përbërje, ku përveç kreu të komunës ishin edhe nënkryetari i komunë, shefi i prokurimit, drejtori i QKMF-së dhe të gjithë drejtorët komunal apo përgjegjësit e drejtorive.
Përndryshe, ka pas rasti kur zëri kundër, është ngritur për këtë çështje edhe në Gjilan, por se një zë i tillë ka rezultuar deri më tani të jetë “zë i shterur”, që nuk e dëgjuan madje as ata që e nxjerrën atë zë! /2L ONLINE/