DYLON

Kancelarja Merkel uron Kryeministrin Mustafën

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Në telegramin e urimit të kancelares Merkel thuhet:

EkoHigjiena

Shumë i nderuar zoti Kryeministër

Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.

Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit Tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës.

Do të gëzohesha t’Ju përshëndes së shpejti në Berlin.

Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.