Ka vdekur një pjesëtar i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, bënë të ditur zyra e informimit e këtij misioni në Prishtinë.
Sipas një komunikate për shtyp, thuhet se ushtari i KFOR-it “është gjetur nga shokët në gjendje të rëndë në dhomën e tij”.
“Ai menjëherë është transferuar në spitalin civil në Prishtinë ku përkundër përpjekjeve të personelit shëndetësor, më vonë ka vdekur”, thuhet në njoftimin e dërguar të mërkurën pas darke.
Në këtë njoftim të forcave paqeruajtëse, nuk shpjegohet natyra e lëndimit të ushtarit të ndjerë, dhe as se çfarë rrethana shkaktuan lëndimin e tij, përveç se “hetimi në lidhje me rastin është duke u zhvilluar”.