DYLON

Ronaldo lojtari më i mirë sipas “World Soccer”

Avatar photo Redaksia

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga revista “World Soccer” me votat e gazetarëve nga e gjithë Bota.

Portugezi i Realit la pas argjentinasin Leo Messi dhe francezin Franck Ribery. Cristiano grumbulloi 1025 pikë, Messi 925, ndërsa Ribery 870.

EkoHigjiena

Dhjetëshen e parë e plotësojnë Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben, Neymar, Philipp Lahm, Robin Van Persie, Robert Lewandowski dhe Gareth Bale.

Gjithashtu, kjo revistë ka shpallur Jupp Heynckes si trajnerin më të mirë të vitit. Tekniku veteran gjerman udhëhoqi Bayern Munchen në fitoren e Ligës së Kampioneve, Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Heynckes la pas në votime Jurgen Klopp, Diego Pablo Simeone, Alex Ferguson dhe Vicente Del Bosque

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.