Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ka nderuar jetë personi i cili ditë më parë kishte pësuar lëndime në një aksident që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Petroc.
Policia kishte raportuar rastin e mëhershëm kur më 24 mars, në rrugën Gjilan-Bujanoc afër rrugës së fshatit Petroc, kishte ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje, ku si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kishte pësuar V. H. drejtuesi i veturës VW Golf me targa KS.
“Fillimisht të njëjtit i është dhënë ndihma mjekësore ne spitalin rajonal të Gjilanit e më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve. Por, më 29 mars, jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK ne Prishtinë, edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë mjekët për shpëtimin e jetës së tij”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me kërkesë të tij, trupi i pajetë urdhërohet t’i dorëzohet IML-së për obduksion.