Vazhdojnë punimet në realizimin e projektin: “Renovimi i banjove – tualeteve në institucionin parashkollor “Filizat” në Kamenicë”.
Ky projekt ka vlerë 22,440.00 euro dhe është projekt i financuar nga MAPL-ja.
“Po ashtu këtij objekti i janë ndërruar dritaret e dëmtuara të drurit duke i zëvendësuar me të plastikës, si dhe janë rinovuar në tërësi banjat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve sanitare për fëmijët tanë, thotë drejtoresha e çerdhes Ibadete Ahmeti”.
Ajo njëherazi kërkon falje prindërve për vonesën e shkaktuar dhe shprehet se shumë shpejtë fëmijët do të fillojnë me vijim të rregullt në çerdhe, njofton Zyra e Informimit e Komunës së Kamenicës.