Sot ka filluar rivitalizimi i rrugës nga ura e Binçës në Kabash, ku për së afërmi fillimin e punimeve e ka përcjellur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, e ku u prit nga qytetarët e këtyre dy lokaliteteve.
Kryetari Haliti u shpreh se rivitalizimi i kësaj rruge është edhe një projekt tjetër madhor pas rrugës Viti – Sllatinë, ku dje kanë filluar punimet për asfaltim. Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre lokaliteteve dhe se edhe më tej komuna e Vitisë do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera.
Përndryshe kjo është faza e dytë e punimeve dhe segmenti i katërt i ndërtimit të rrugës Viti- Korbliq-Kaçanik.