Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët, Uran Berisha e Diana Kryeziu kanë pritur në takim përfaqësues nga projekti FLOWS i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ujit të pijes nga gjendja aktuale dhe t’i bëjë linjat kryesore te transmetimit dhe shpërndarjes së ujit, të qëndrueshme për të bërë zgjerime dhe zhvillime në të ardhmen.
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të rrjetit të ujit, në kuadër të këtij projekti, do të ndërrohen edhe gypat e azbestit.
Ky projekt po konkretizohet tutje, punimet e të cilit do të nisin së shpejti në lagjen “Iliria” dhe në Berivojcë. /2LONLINE/