Policia në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal në vazhdimësi janë duke monitoruar dhe inspektuar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas policisë për periudhën kohore 28.12.2020-04.01.2021, javën që lamë pas janë shqiptuar gjithsej 55 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
-52 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës, me gjobë prej 35 euro.
-3 tiketa janë shqiptuar për organizimin e aktiviteteve publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, me gjobë 200 euro.
Ndryshe Policia dhe Institucionet Komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që edhe pse Kamenica ka kaluar në zonën e gjelbër të respektojnë dhe zbatojnë masat anticovid në mënyrë që të mos pasojnë gjobat. /2LONLINE.com/