DYLON

Kuvendi miraton vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës jashtë vendit në kuadër të ushtrisë amerikane

Kuvendi miraton vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës jashtë vendit në kuadër të ushtrisë amerikane
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtje dhe siguri, ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore; ka bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale, ndër-shtetërore si dhe përmes rrugëve diplomatike, në mënyrë që të realizohet pjesëmarrja e FSK-së në misione paqeruajtëse ndërkombëtare, në kuadër të Ushtrisë Amerikane.

Përkushtimi i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe integriteti i FSK-së, si vlerat më të larta demokratike, përveç se e radhisin FSK-në për të nëntën herë, si institucionin më të besueshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës; gjithashtu, kanë marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Pas shqyrtimit paraprak të këtij propozim-vendimi nga ana e Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, autorizon dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misionet e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM). Sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kontingjenti i FSK-së do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të IOWAs, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij, në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ministri i Mbrojtjes z Anton Quni, ndër të tjera theksoi: ”…është një momentum shumë i veçantë për Kosovën, që përveç një mundësie historike ku FSK radhitet përkrah SHBA-ve dhe partnerëve strategjikë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në nivelin ndërkombëtar; njëkohësisht është sikur një reflektim që të shohim prapa dhe të shprehim falënderimin dhe mirënjohjen shumë të lartë për mbështetjen e pakursyer nga të gjithë partnerët tanë, të cilët arritën në Kosovë, 20 vjet përpara, me të njëjtin mision, për të vendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Pjesëmarrja e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit po bën historinë më të re të Kosovës, duke konfirmuar se Kosova mbetet e përkushtuar për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë botërore, përkrah partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe partnerëve dhe aleateve tjerë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Urime FSK!

Urime Kosovë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.