DYLON

Kastrati: Repartin e Urgjencës në QKMF po e pajisim me mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit

Kastrati: Repartin e Urgjencës në QKMF po e pajisim me mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kastrati ka thënë se pas shumë vitesh QKMF-në po e pajisin me aparatura të nevojshme.

“Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë.
Pas shumë vitesh, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

I pari i komunës duke treguar për pajisjet me të cilat është furnizuar Urgjenca, ka falënderuar drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin në shëndetësi, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për kontributin e dhënë.

“10 aparatë të oksigjenit ,20 stetoskopë profesional, 10 tensiometer, 2 monitorë për pacientë, 2 aspiratorë,10 pulsoksimetër,5 manometër,2 EKG. Falënderoj drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin e vazhdueshëm në shëndetësi dhe koordinimin e punëve në përballjen me COVID-19, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj, për gatishmërinë e kontributin e pashoq. Qoftë vit i mbarë!”, është shprehur ai.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se këto pajisje kanë qenë të domosdoshme për repartin e Urgjencës.

“Këto pajisje do t’ua lehtësojnë punën mjaft shumë stafit shëndetësorë, pasi që kanë qenë tejet të nevojshme për QKMF-në. Gjithmonë do të angazhohemi për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë ajo. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.