Java e 13-të në Superligë ka nisur me ndeshjen Llapi – Drenica, që i takoi vendasve me rezultat minimal 1-0.
E ditën e sotme (e shtune) në program janë paraparë të zhvillohen tri takime të tjera mjaftë interesante.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve kosovar do të jetë në Drenas, në derbin e kësaj xhiroje mes Feronikelit dhe liderit aktual të tabelës, Ballkanit.
Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pas ndryshimeve në shtabin teknik pret Prishtinën.
takimi i tretë i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku përballë njëra tjetrës do të jetë dy skuadrat fqinje, Trepça ’89 dhe Vushtrria.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.