Pjestarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake në SHBA u vizituan edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell.
“Bashkë me kolegët dhe instruktorët e tyre amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, djemtë dhe vashat tona demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre të fituara për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë”, bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate.
Ministria e Mbrojtjes thekson se partneriteti ynë me Gardën Kombëtare të Iowa-s është vlerë e pazëvendësueshme tash e 9 vite si dhe është faktori kryesor i të arriturave të deritashme në aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së.
https://www.facebook.com/193914937014/posts/10157126287777015/?sfnsn=mo&extid=9iWTvwNIF7pe124B