Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, po vazhdon të pranojë fermerë të shumtë të cilët janë duke aplikuar për pagesa direkte/subvencione 2023.
Zyrtarët në këtë drejtori duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 fillojnë punën me një fluks të madh të fermerëve të cilëve iu asistojnë në aplikim për këto pagesa direkte/subvencione 2023.
Ndonëse kanë numër të shumtë të aplikantëve, ata shprehen të lumtur që po u ndihmohet fermerëve në kulturat e tyre bujqësore, dhe janë çdoherë të hapur që të asistojnë në të gjitha rastet.
Deri në fund të afatit për aplikim kjo drejtori pritet të pranojë mbi 800 aplikacione, numër ky i cili është më i madh sesa në vitin 2022 i cili ishtë rreth 700 aplikacione.
Pagesat direkte/subvencione 2023 të cilat ndahen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, janë për të gjitha kulturat/sektorët bujqësor dhe për krerë të kafshëve.
Rikujtojmë të gjithë fermerët që afati për aplikim është shtyer deri më datë 06 Prill 2023, ora 16:00, andaj stafi i Drejtorisë për Bujqësi iu mirëpret për të kryer aplikimet tuaja. /2LONLINE/