‘Kemi pranuar një donacion të pajisjeve medicinale nga shoqata HIKöDe nga Austria, të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan. Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale’, thuhet në njoftimin e komunës për këtë çështje.
Ndër të tjera, donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti.
“Falënderojmë shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/