Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se sot kanë vizituar banorët të cilët kanë mbetur të bllokuar pas rrënimit të urës në fshatin Hajnoc.
Ndër të tjera Kastrati ka thënë se shefi i kabinetit, Meriton Ramabaja, së bashku me dy zyrtarët nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, janë duke vazhduar vizitat në lokalitetet e prekura nga vërshimet.
“Sot vizituam banorët të cilët kanë mbetur të bllokuar, pas rrënimit të urës në fshatin Hajnoc. Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja dhe dy zyrtarët nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, po vazhdojnë vizitat në Krilevë, Strezoc, Meshinë dhe lokalitetet tjera të prekura nga vërshimet. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për menaxhimin dhe vlerësimin e situates”, ka thënë ai.
Ndërsa kujtojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë problem me vërshime të kontakojnë në këta numra: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë. /2LONLINE.com/