Në vazhdën e vizitave që po realizohen në kuadër të programit për vizita në shtëpi, sot është vazhduar me vizita mjekësore nëpër shkollat e komunës s Vitisë.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka realizuar kontrollin mjekësor për nxënësit e klasave të II -ta të Shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë”.
Me këtë rast, pos kontrolleve mjekësore rutinë, ata janë vizituar edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësore.