/2L ONLINE/ – Si duket apelet e policisë, por as masat që janë duke i ndërmarrë Policia e Kosovës, nuk po e zhbëjnë një dukuri të keqe, por pse jo edhe të rrezikshme, të gjuajtjeve me armë zjarri nëpër dasma e ahengje të ndryshme.
Policia shpeshherë ka apeluar që duhet të festohet me zemër e jo me armë, por jo gjithkush po tregohet i ndërgjegjshëm për te respektuar këtë apel. Policia po ashtu është shumë e angazhuar dhe reagon në çdo incident të tillë, duke sekuestruar armë, dhe duke arrestuar ata që janë të përfshirë në këtë formë të pakuptimtë të të shprehurit të gëzimit në një aheng.
Natyrisht për këtë çështje nuk është imune as Komuna e Gjilanit dhe se autoritetet policore kanë bërë me dije, për rastin më të ri, ku në fshatin Malishevë, të Gjilanit, është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të kalibrit 6.35 mm si dhe nga i dyshuari është konfiskuar një revole Colt e kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese