Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka më kolegë ka pritur në takim përfaqësues nga USAID, nga projekti Kontrata Sociale.
Ata përgjatë këtij diskutimin kanë prezantuar planin dinamik të të dyja projekteve fituese në kuadër të projektit Kontrata Sociale, si dhe janë dakorduar për vazhdimin e aktiviteteve dhe agjendës deri në realizimin e projekteve në fjalë në terren.
Kujtojmë se projekti Kontrata Sociale, realizohet në mesin e 10 komunave të Kosovës, dhe ka për qëllim realizimin e projekteve që propozohen, votohen, e shtyhen para nga qytetarët që marrin pjesë në këtë proces.