Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po realizon me sukses aktivitetet në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë ,,KFOR 30” në Republikën Federale të Gjermanisë në bazën ushtarake Amerikane Hohenfels
Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimi ka për qëllim testimin e aftësive të ekipeve të EOD-së, në skenarë të ndryshëm dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes ekipit të EOD-së të FSK-së dhe partnerëve të KFOR-it në misionin e largimit të mjeteve shpërthyese.
Ekipet e EOD-së janë duke treguar profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar nga partnerët dhe pjesëmarrësit në ushtrim, bëhet e ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/