DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim udhëheqësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan

Kryetari i Vitisë priti në takim udhëheqësit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Partneriteti mes Institucioneve komunale të Vitisë dhe policisë, ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit të ndërsjellët mes të dyja këtyre mekanizmave.

Kështu u vlerësua në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Sokol Haliti, i cili priti në takim kolonel Agron Rukiqin drejtor i policisë rajonale në Gjilan, i shoqëruar edhe nga zv.drejtorin e policisë Shaban Azizi, Avni Oruqi-shef i operatives, si dhe zëdhënësin e policisë rajonale Ismet Hashani.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në aspektin e sigurisë, sfidat dhe rezultatet por edhe planet për të ardhmen.

 Kryetari Haliti, ka shpreh falënderime për pjesëtarët e policisë në Viti, dhe ka lavdëruar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në situata të ndryshme, më konkretisht edhe gjatë periudhës së pandemisë, ku së bashku me autoritetet komunale, institucionet shëndetësore etj, edhe policia kanë qenë pjesë e shtabit emergjent dhe në vëzhgim të situatës epidemiologjike. Udhëheqësit e drejtorisë rajonale të policisë, kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe më tej me Institucionet komunale të Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.