DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit, raportohen raste të dhunës në familje, vdekje e dyshimtë, armëmbajtje pa leje…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit, raportohen raste të dhunës në familje, vdekje e dyshimtë, armëmbajtje pa leje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 21.02.2022-09:37. Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër  kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 21.02.2022-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  ,pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka gjuajtur me një enë qelqi viktimën femër  kosovare –kunatën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt. 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Skënderbeu , Gjilan 21.02.2022-16:20. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull  kosovar. Deri sa zyrtaret policorë  ishin duke u marrë  me  shqiptimin e një tikete për kundërvajtje nga vetura ka dalë pasagjeri mashkull kosovar ka hyrë në një lokal dhe në tualetin e lokalit ka fshehur një pistoletë  me 8 fishekë të kalibrit 5.27×28. Në veturë janë gjetur edhe një Sprej CO2 dhe një pistoletë–shkrepës e plastikes të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Gjilan 21.02.2022-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Smrekonicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.