“Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi” në Ramnishtë”, thonë drejtues të institucioneve komunale të Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar fshatin Ramnishtë për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi”.
“Aty ai është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan komunën e Vitisë, për këtë projekt infrastrukturor i cili sipas tyre është shumë i rëndësishëm pasi që ndikon në sigurinë e këmbësoreve”, thuhet në komunikatën e komunës. /2LONLINE.com/.