Ka filluar asfaltimi edhe i disa rrugëve nëpër disa fshatra, në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të lokaliteteve të komunës së Vitisë.
Asfaltimi i rrugës „Shaban Kabashi“në gjatësi prej 500 metrash, ka nisur sot paradite, rrugë kjo e cila lidh Kabashin me fshatin Smirë.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar punimet që po kryhen në këtë rrugë dhe me këtë rast ka theksuar nevojën e kamotshme që kanë pasur banorët e kësaj pjese, për rregullim të infrastrukturës rrugore. “Do të vazhdojmë edhe më tej që të realizojmë projekte që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Haliti.
Ai më pas ka vizituar edhe punimet në rrugën “Xhepat” që lidh fshatin Lubishtë me Beguncën, e cila kap një gjatësi prej 1 kilometër e gjysmë.
Po sot ka filluar asfaltimi edhe i rrugës “Rrezja e Lirisë”, që lidh Binqën me lagjen “Godeni i Ri”.